Flash

Rrëfimi tronditës i Daniel Shimës dhe provat e reja të SPAK/ Skandal i ri në AKSHI?

Lapsi.al 5 February 2026
Rrëfimi tronditës i Daniel Shimës dhe provat e reja të SPAK/

Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi median apo çdo person tjetër që disponon vendimet mospublimin e të dhënave për dy vendime që shpalli sot radhazi. Jo rastësisht këto dy vendime lidhen me grupin kriminal që veprinte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Apeli i Posaçëm e justifikoi këtë vendim, për shkak se cënohet hetimi.

Ndërsa konkretisht bëhet fjalë për Vendimin e parë që kishte të bënte me sekuestrimet e kryera në banesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana. Vendimi i dytë me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal në AKSHI ku mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e institucionit Mirlinda Karcanaj dhe nëndrejtoreshën Hava Delibashi.

VNA ka mësuar se vendimi i Gjykatës së Apelit për të urdhëruar ndalimin e publikimit të të dhënave lidhet me dëshminë e ish-zv.drejtorit të AKSHIT – Daniel Shima. Ndoshta disave u kujtohet lajmi i publikuar nga VNA disa muaj më parë për zhdukjen pa gjurmë të ish-nëndrejtorit të AKSHI-t. Daniel Shima u zhduk vjeshtën e 2025 në mënyrë të mistershme për 10 orë.

Ndonëse asokohe çështja kaloi pa shumë zhurmë veç disa publikimeve në media, dëshmia e Shimës është paraqitur si provë e re në proces nga SPAK, me qëllim që të mbeteshin në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit, përfshirë dhe ish-shefen e tij të dikurshme Mirlinda Karcanaj.

Rrëfimi i tij në fakt është i denjë për të realizuar një serial kriminal në Netflix. Ndonëse kur u rrëmbye pak muaj më parë dhe u “rikthye” se ishte zënë me të dashurën, Daniel Shima heshti; këtë herë para prokurorëve ai ka treguar të vërteta të frikshme. Shima ka rrëfyer me detaje mënyrën sesi është rrëmbyer, si është transportuar e më tej ka fituar lirinë nga pengmarrësit. Se kë ka implikuar Daniel Shima në rrëfimin e tij, kjo mbahet në sekret të plotë. Por burime të VNA theksojnë se dëshmia e tij është një tjetër provë e fortë ndaj krerëve të grupit kriminal që kanë vepruar në AKSH.

SPAK më herët ka shpallur në kërkim Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët i konsideron si krerë të grupit që rrëmbente biznesmenë dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat pranë AKSHI. Ky skandal po thellohet çdo ditë e më shumë, për shkak se ditë pas dite po zbulohen prova të forta jo vetëm ndaj drejtuesve të këtij institucioni, por ndaj anëtarëve të tjerë të grupit.

Shteti dhe krimi janë bërë bashkë në një dosje ku fijet mes tyre janë ngatërruar kaq keq sa nuk dallohet ku nis krimi e ku përfundon shteti. Me gjasë ditët dhe muajt në vazhdim do jenë të ngarkuara me hetime intensive në një dosje voluminoze ku për herë të parë faktohen tentakulat e botës së errët dhe në atë pjesë që mendohej të ishte më e sigurta për shqiptarët. /Marrë nga VNA.al

Të këshilluara

Tërmet në Elbasan

Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në Shqipëri, këtë të enjte. Pak minuta më parë një tërmet 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në qytetin e Elbasan...

20:08

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Ve...

19:57

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI