Flash

Protestat në Serbi/ Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë dhe SHBA

Lapsi.al 5 February 2026
Protestat në Serbi/ Vuçiç akuzon Shqipërinë,

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar fqinjët rajonalë, përfshirë edhe Shqipërinë, se kanë mbështetur dhe nxitur demonstratat antiqeveritare që janë mbajtur në Serbi në dy vitet e fundit.

“Sigurisht, kishte shumë njerëz që dilnin në rrugë dhe ata mbështeteshin shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, gjë që nuk është një sekret i madh, për t’ju thënë të vërtetën, për këdo”.

Vuçiç evidentoi rolin që sipas tij ka luajtur Kroacia në trazirat që kanë ndodhur në Serbi, por theksoi se një rol edhe më aktiv ka pasur Shqipëria dhe Kosova.

“Po, ishte shumë e qartë se kroatët ishin thellësisht të përfshirë dhe po fshehin kriminelë nga Serbia që akuzohen për krime dhe vepra shumë të rënda penale. Po përmend vetëm një, por mund ta imagjinoni se çfarë ndodhi në Prishtinë, Tiranë dhe disa qendra të tjera rajonale”.

Jo vetëm kaq, por udhëheqësi serb pretendoi gjithashtu se edhe organizatat amerikane, përfshirë USAID dhe Fondin Kombëtar për Demokraci, po stërvitnin njerëz se si të punonin kundër dhe të rrëzonin qeverinë e tij. I pyetur nëse kishte prova për akuzat e tij, Vuçiç pretendoi se kishte mjaftueshëm, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Serbia është përfshirë nga protesta masive në dy vitet e fundit pas një aksidenti hekurudhor në qytetin Novi Sad, ku ndërruan jetë 16 persona. Tubimet, të udhëhequra nga studentët dhe të mbështetura gjerësisht nga qytetarët, kërkonin hetim të plotë për ngjarjen, reformizëm dhe zgjedhje të reja.

Të këshilluara

Tërmet në Elbasan

Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në Shqipëri, këtë të enjte. Pak minuta më parë një tërmet 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në qytetin e Elbasan...

20:08

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Ve...

19:57

Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Bathore. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtue...

18:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI