Flash

Alibia e drejtësisë për 11 majin: Tre të dënuar për vota, binomi PS-shtet i paprekur

Lapsi.al 5 February 2026
Alibia e drejtësisë për 11 majin: Tre të dënuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dënoi tre persona për blerje votash në Qarkun e Lezhës gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në një vendim që duket më shumë simbolik sesa real përballë dimensionit të fenomenit.

Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja u shpallën fajtorë për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, pasi sipas SPAK kishin shpërndarë para për votues në Bashkinë Kurbin në mbështetje të Partisë Socialiste. Ata u dënuan me nga një vit burg, dënim që u reduktua në 8 muaj dhe u pezullua, duke u vendosur në shërbim prove për një vit e gjysmë. Pra, as edhe një ditë burg.

Në një vend ku raportet ndërkombëtare flasin për përdorim masiv të shtetit në funksion të pushtetit, presion ndaj administratës, blerje votash dhe përfshirje të elementëve kriminalë, drejtësia duket se gjen forcë të godasë vetëm raste sporadike dhe individë periferikë.

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit theksonte se Partia Socialiste përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë. Po ashtu, u raportuan raste presioni ndaj votuesve dhe përdorim i mekanizmave shtetërorë në funksion të garës elektorale.

Në këtë realitet, dënimi i tre personave për një episod lokal të blerjes së votës krijon përshtypjen e një drejtësie që ndëshkon hallkat më të dobëta të zinxhirit, ndërsa mekanizmi i madh i manipulimit elektoral mbetet i paprekur. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Jugu nuk gjen qetësi, tërmet në Devoll

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë. Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, me epiq...

16:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI