Flash

Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Ardjan dhe Florenc Çapjan

Lapsi.al 5 February 2026
Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Ardjan dhe Florenc

Gjykata e Lartë ka vendosur sot në 5 shkurt të lërë në fuqi dënimet për personat e përfshirë në një nga ngjarjet e rënda kriminale në Elbasan, ku në vitin 2012 u vranë Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir, në mënyrë të brutale brenda banesës së tyre.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Olsi Leka do të vuajnë dënimin me burg të përjetshëm për përfshirjen në këtë vrasje, ndërsa Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani janë të dënuar me nga 25 vite burg. Personi që bashkëpunoi me drejtësinë, Ervis Bardhi, ka marrë një dënim më të lehtë, 15 vjet heqje lirie. Ky vendim rrëzon të gjitha rekurset e paraqitura nga të akuzuarit dhe konfirmon vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 15 nëntor 2023, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Sipas dokumenteve të gjykatës, dyshimet kryesore për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit lidhen me veprime të organizuara dhe planifikuara të një grupi kriminal, ku anëtarët akuzohen edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, si dhe përdorim të armëve të ftohta.

Ngjarja ndodhi në banesën e Gentian Beqirit, i cili në atë kohë ndodhej në arrest shtëpie dhe për të kujdeseshin dy punonjës policie që ruanin derën e pallatit. Megjithatë, duke shfrytëzuar momentin kur njëri prej policëve, u largua për një nevoja personale dhe tjetri po ushqehej, Etjen Cani dhe Elvis Bardhi arritën të futeshin në apartament.

Brenda shtëpisë, babai i Gentianit, Nezir Beqiri, u sulmua brutalisht në korridor dhe pësoi një infarkt fatal, ndërsa Gentian Beqiri u qëllua disa herë në trup dhe kokë, teksa ishte i shtrirë në krevat. Përdorimi i armës me silenciator dhe largimi i shpejtë nga vendi i ngjarjes bënë që dy policët jashtë derës të mos vënë re asgjë.

Më pas, kur punonjësit e policisë kontrolluan apartamentin, gjetën të dy viktimat të pajetë. Ngjarja shkaktoi tronditje në atë kohë dhe nxori në pah neglizhencën e punonjësve të sigurisë, të cilët më vonë u akuzuan për shpërdorim detyre.

Gjatë hetimeve, Ervis Bardhi ka dhënë informacion të detajuar për ngjarjen, duke treguar sesi ishte planifikuar dhe ekzekutuar vrasja. Sipas tij, grupi kishte vepruar me një organizim të qartë dhe me qëllim që të eliminonte Gentian Beqirin për motive të mëparshme të konflikteve midis familjeve dhe interesave kriminale.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Bathore. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtue...

18:07

Jugu nuk gjen qetësi, tërmet në Devoll

Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit në juglindje të Shqipërisë. Tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, me epiq...

16:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI