Flash

Albana Koçiu: Monopatinat nuk do të rikthehen

Lapsi.al 5 February 2026
Albana Koçiu: Monopatinat nuk do të rikthehen

Pas disa raportimeve në media se mund të riktheheshin monopatinat në rrugët e vendit, Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka sqaruar sot në 5 shkurt se kjo nuk është e vërtetë. Sipas saj, vendimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të këtyre mjeteve.

“E PAVËRTETË! Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët”, thotë Koçiu.

Ministrja shprehet se bashkëpunimi i qytetarëve ka qenë i rëndësishëm dhe ka ndihmuar në uljen e numrit të aksidenteve. “Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve”, deklaron ajo.

Sipas saj, të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një ulje të ndjeshme të aksidenteve që lidhen me përdorimin e monopatinave. “Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të rregullores së re”, shpjegon Koçiu.

Pavarësisht uljes së aksidenteve, Ministria e Brendshme dhe institucionet përkatëse po vijojnë të monitorojnë situatën dhe të vlerësojnë çdo hap të ardhshëm. Sipas Koçiut, çdo vendimmarrje e mundshme do të vendoset duke pasur si prioritet sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

Me këtë sqarim, Ministria e Brendshme synon të theksojë se çdo vendim mbi qarkullimin e monopatinave do të merret vetëm pas një vlerësimi të kujdesshëm të sigurisë rrugore. MB mori vendimin për të ndaluar monopatinat në rrugët e qytetit, pasi shifrat tregonin se këto mjete ishin burim aksidenti.

Të këshilluara

Tërmet në Elbasan

Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në Shqipëri, këtë të enjte. Pak minuta më parë një tërmet 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në qytetin e Elbasan...

20:08

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Ve...

19:57

Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Bathore. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtue...

18:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI