Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Berisha: Beteja e opozitës tani është “ja të vdesim, ja do i rrëzojmë”

Lapsi.al 5 February 2026
Berisha: Beteja e opozitës tani është “ja të vdesim,

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të qëndrojë më në pushtet. Gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e degës 7 në Tiranë, Berisha u shpreh se mandatet e PS-së janë fituar nga krimi i organizuar. Sipas Berishës, Rama me qëndrimet e tij nuk lejon zgjedhjet.

Ndaj lideri demokrat tha se duhet krijuar një qeveri teknike, që të shkohet në zgjedhje. Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama duke thënë si ai ka përdorur pushtetin, për të vjedhur qytetarët.

“Ne tani kemi një armik përpara, i cili me qëndrimet e tij nuk krijon zgjedhje. Të krijojmë një qeveri teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve, se përndryshe ne këtë qeveri nuk mund ta pranojmë kurrë.

Çdo qeveri që vjedh qytetarët, humbet legjitimitetin. Le të ketë dalë nga zgjedhje të lira, të ndershme dhe të shkëlqyera, ajo po vodhi qytetarët, humbet legjitimitetin. Sepse ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët.

Tani ato mandatet e krimit, ato mandatet e marra me Elvis Doçin, me Çelën, me Troplinët, ato mandate të marra duke falur 2 miliardë gjoba, tani kthehen në mbrojë për krimin, në parzmore dhe mbrojnë Belinda Ballukun, faktikisht Edi Ramën.

Dhe thotë, për herë të parë, për herë të parë, jo thotë, nuk ja heq imunitetin. Drejtësia italiane, e cila ç’është e vërteta në atë kohë kishte një majtizëm të jashtëzakonshëm, i kërkoi imunitetin Silvio Berluskonit.

Kolos. Një kryeministër si ai s’kishte parë Italia. Po as që e vuri në diskutim. As që e vuri në diskutim. Paraqitjen para gjykatësit. Paraqitjen para ligjit. Sepse kështu është kushtetuta, kjo është. Kushtetuta të detyron. Kurse ky na thotë jo thotë, nuk mund të vijë Belinda. Në mënyrë absolute, ja do vdesim, ja do i rrëzojmë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet në Elbasan

Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në Shqipëri, këtë të enjte. Pak minuta më parë një tërmet 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në qytetin e Elbasan...

20:08

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Ve...

19:57

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI