Flash

Përplasja/ Berisha: S’na duhen ata që i shërbejnë Ramës. Salianji: Jo një PD qaramane

Lapsi.al 4 February 2026
Përplasja/ Berisha: S’na duhen ata që i shërbejnë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka sulmuar ditën e sotme ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë takimit me demokratët e degës së PD-së nr. 1 dhe 3 në kryeqytet. Berisha tha se PD duhet të ripërtërihet me njerëz me moral dhe se koha është e idealistëve. Sipas tij demokratët nuk duhet të ndjejnë keqardhje për ata që bëjnë lojën e Edi Ramës.

“Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën”, tha Berisha.

“Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne. Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral. Koha është e idealistëve.

Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne” – tha Berisha.

Nuk ka munguar përgjigjja e Salianjit. Ish-deputeti i ka shpërndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier.

“Nga Fieri, mesazh për demokratët”, shkruan ai bashkëngjitur videos së publikuar. Në video Salianji shprehet për domosdoshmërinë e rotacionit politik në vend.

“Anëtarët përcaktojnë lidershipin, vota e përcakton lidershipin. Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin. Ne duam një Parti Demokratike që të jetë fituese, që të jetë e besueshme për qytetarët, që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet. Ne do të fitojmë” - tha Salianji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korça tronditet nga një lëkundje tërmeti

Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë mbrëmjes së së kësaj të mërkure rreth orës 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë. Epiqendra ësh...

20:33

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, a...

19:06

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI