Flash

Albin Kurti paralajmëron emra të rinj në qeverinë e Kosovës

Lapsi.al 4 February 2026
Albin Kurti paralajmëron emra të rinj në qeverinë e

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i pati prezantuar në Kuvend muaj më parë, para se vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

“Do të ketë shumë prej emrave që tashmë i kam prezantuar edhe unë dhe Glauk Konjufca vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë”, ka thënë ai në një deklaratë për mediat në Podujevë. Në listën e të propozuarve nga Kurti ishin përfshirë emra të rinj, teksa ishin lënë jashtë ai i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ministres në detyrë të Tregtisë e Industrisë, Rozeta Hajdari, i ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Për postin e ministrit të Infrastrukturës, Kurti pati propozuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha. Detyrën për ta udhëhequr ministrinë e re, atë për Familje e Mirëqenie Sociale, ia pati besuar Andin Hotit. E në atë për Kulturë dhe Turizëm e pati propozuar aktorin Fatmir Spahiu. Për ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kurti kishte propozuar Fitore Pacollin, e cila nuk ka mbajtur post ministror në Qeverinë Kurti 2.

Ndërkohë, ministren e deritanishme e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e pati propozuar që të marrë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila më parë është udhëhequr nga Albulena Haxhiu. Në dy raste, pos Kurtit edhe Glauk Konjufca si mandatar për kryeministër, patën propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 15 në 19.

Në këtë deklaratë, Kurti ka deklaruar se Kuvendi duhet të formohet sa më shpejt dhe të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare për qindra miliona euro përfitime për Kosovën. Ai ka kujtuar edhe domosdoshmërinë që buxheti të miratohet sa më shpejt. Në zgjedhjet e fundit, të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit mori më shumë se 50 për qind të votave. Këto vota i mjaftojnë për të formuar qeverinë në bashkëpunim vetëm me pakicat.

Të këshilluara

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, a...

19:06

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI