Flash

Banorët përballë policisë në Rrjoll, vetëm opozita e re në terren

Lapsi.al 4 February 2026
Banorët përballë policisë në Rrjoll, vetëm opozita

Ndërsa sot, dita e tretë e protestave në Rrjoll të Velipojës u shoqërua sërish me përplasje mes banorëve dhe policisë, zëri i komunitetit u mbështet vetëm nga deputetët e opozitës së re, të cilët shkuan në terren për të denoncuar atë që banorët e quajnë grabitje prone dhe shkelje të ligjit.

Banorët tentuan të bllokonin makineritë e punimeve, duke argumentuar se nisja e tyre është e paligjshme, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për pronësinë e tokës. Tensionet me forcat e policisë u përshkallëzuan, ndërsa një banor humbi ndjenjat dhe mbeti në pritje të ambulancës.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm deputeti i Erald Kapri nga Partia Mundësia dhe deputeti Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë (pamjet poshtë), të cilët u shprehën në mbështetje të banorëve dhe kërkuan ndalimin e punimeve përderisa ka protesta nga banorët.

Sipas tyre, ndërhyrja në pronë pa u shteruar rruga ligjore përbën precedent të rrezikshëm dhe cenon rëndë të drejtat e qytetarëve. Deputetët theksuan se protestuesit nuk po kërkojnë privilegje, por zbatim të ligjit dhe respektim të pronës private.

Ndërkohë, mungesa e përfaqësuesve të tjerë politikë nga opozita dhe mazhoranca në terren u vu re nga banorët, të cilët shprehën zhgënjim se zëri i tyre po injorohet, pavarësisht tensioneve dhe rrezikut për shëndetin e protestuesve.

Protestat në Rrjoll pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa komuniteti kërkon pezullimin e çdo veprimi deri në vendimin e gjykatës dhe transparencë të plotë mbi ligjshmërinë e projektit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, a...

19:06

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI