Flash

Alimehmeti: Kjo qeveri rrëzohet vetëm me revoltë!

Lapsi.al 4 February 2026
Alimehmeti: Kjo qeveri rrëzohet vetëm me revoltë!

Ilir Alimehemti mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës së Sali Berishës me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë.

Alimehmeti ngriti problematikën e ngritjes së çmimeve të barnave kohët e fundit.

Nga ana tjetër ai kritikoi qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë transparence dhe plani.

Sakaq, pacientët shton ai po bëjnë ecejake në spitale pa gjetur zgjidhje.

"Ka një problem më të madhe akoma për të sëmurët. Kush ka sëmurë në shtëpi tregu farmaceutik hyri në kaos. Qeveria pa paralajmërim ndërhyu te çmimet e barnave. Dhe farmacistët nuk përmbushin barnat e rimbursueshme për pacientët. Iu vu në kurriz farmacistëve. Çdo gjë që ndodh në shëndetësi është në kurriz të njerëzve, jetës dhe shëndetit. U rritën çmimet e 10-tra barnave pa shpjegim.

Disa u trefishuan. Pa transparencë. MSH është aty për të tutëluar njerëzit. Këto janë antibiotikë, ilaçe tumorale. Për shumë sëmundje. Në kurriz të fondit publik dhe atyre që nuk përfitojnë. Për interes të disa firmave. Depot shesin me çmim më të lartë, ndërkohë që u kërkohet ti sheshin pacientëve më ulët. Kemi marrë shumë raportime për pacientë që bëjnë ecejake.

MSH punon pa plan, nuk punon në drejtim të pacientit, por disa xhepave përkatës. Dhe çon shtresën e pacientëve kundër shtresës së farmacistëve. Kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Në 10 shkurt na jepet mundësia ti japim një përgjigje qeverisë. Kjo qeveri rrëzohet vetëm me protestë, revoltë. Të thërrasim këdo. Sheshi tregon kush është opozita. Si Edi Rama mundet.", tha ai.

Të këshilluara

Sherr me thika në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, a...

19:06

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI