Flash

Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, ndërsa Kuvendi bllokon arrestimin

Lapsi.al 29 January 2026
Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë,

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit, të vendosur ndaj saj në kuadër të hetimit penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme.

Sa i përket masës së pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka paraqitur kundërshtime, pasi kjo masë është pezulluar përkohësisht nga Gjykata e Posaçme e Apelit, në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Në këtë fazë, ajo vijon të ushtrojë funksionet e saj si zv kryeministre dhe ministre e energjisë.

Pretekstet/ Si po i djeg PS afatet për të shpëtuar Belinda Ballukun nga prangat

Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dyshime të forta mbi shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, lidhur me disa procedura të mëdha prokurimi publik me vlerë qindra milionë euro. Hetimi përqendrohet kryesisht te tenderi i tunelit të Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës, ku prokuroria dyshon për paracaktim fituesish, manipulim të procedurave dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga titullari i institucionit.

Sipas SPAK, qëndrimi i Ballukut në detyrë përbën rrezik për procesin hetimor dhe interesin publik, pasi ajo dyshohet se ka ndikuar në marrjen e provave dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të saj. Prokurorët kanë argumentuar se ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale dhe i komprometimit të mëtejshëm të hetimit, çka ka çuar edhe në kërkesën për masa më të rënda sigurie, përfshirë arrestimin.

Rekursi në Gjykatën e Lartë vjen në një moment kyç të procesit, ndërsa paralelisht Kuvendi i Shqipërisë refuzon të kalojë për votim autorizimin e masave ndaj numrit dy të qeverisë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI