Flash

Bardhi akuza Peleshit: Nuk kemi pse presim Kushtetuesen për imunitetin e Ballukut!

Lapsi.al 29 January 2026
Bardhi akuza Peleshit: Nuk kemi pse presim Kushtetuesen për imunitetin e

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi Niko Peleshin, për shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit. Gjatë Konferencës së kryetarëve ai tha se kërkesat e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve janë refuzuar pesë herë, ndërkohë që mbledhja e parashikuar për më 28 janar u anulua dy orë para nisjes me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme.

Bardhi e konsideroi këtë një sjellje arbitrare dhe pa bazë ligjore, duke theksuar se vendimi i Peleshit për të shtyrë mbledhjen deri pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me ligjin dhe shkel Kushtetutën.

Ai akuzoi ministrin se ka marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, duke kërkuar që Këshilli i Imuniteteve të mblidhet menjëherë për të hapur rrugën drejt drejtësisë.

Fjala e tij:

Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen.

Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur.

Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI