Flash

Shoferët bllokojnë pikat kufitare në Ballkan kundërshtojnë sistemin digjital të BE-së

Lapsi.al 29 January 2026
Shoferët bllokojnë pikat kufitare në Ballkan

Në shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-daljet e kamionëve në hapësirën Shengen, shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit sërish kanë bllokuar kalimet kufitare. Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Edhe shoferët serbë bllokuan pikakalimet kufitare për në hapësirën Shengen – duke krijuar radhë të gjata me kamionë.

Në pikëkalimin kufitar Bajakovo, kalimi më i rëndësishëm kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, të mërkurën kamionët krijuan një kolonë të gjatë prej reth dy km, sikurse i konfirmoi policia kufitare agjencisë së lajmeve AFP. Dhoma serbe e tregtisë CCIS u ankua, se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor çdo ditë po humbasin rreth 100 milionë euro nga vlera e eksporteve.

Arrestime të shoferëve shkak për bllokadat në kufi

Shoqatat e spedicionit i koordinuan aksionet e protestës kundër sistemit digjital të aplikuar që nga tetori për hyrje-daljet e personave nga vendet jo anëtare të BE-së. Sistemi Entry/Exit-System (EES) synon të shmangë vulat në pasaporta duke regjistruar në mënyrë digjitale në një regjistër qendror për të gjithë hapësirën Shengen informacionet për udhëtimin dhe të dhënat biometrike – qëllimi kryesor me aplikimin e këtij sistemi është mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së.

Sfondi i protestës ka të bëjë me faktin, se sipas CCIS së fundi janë arrestuar në mënyrë të përsëritur shoferët, që kanë shkelur rregulloren e qendrimit 90 ditë brenda harkut kohor të 180 ditëve në BE. Kjo rregullore nuk është e re, por përmes sistemit elektronik EES mundësohet një kontroll më i rreptë i shetetasve jashtë BE-së.

Si kusht për shfuqizimin e bllokadës organizatorët kërkojnë të negociohet për rregulla përjashtuese që të paktën të garantohet, se nuk do të ketë arrestime të shoferëve.

BE partneri kryesor tregtar për Ballkanin Perëndimor

Të hënën (26.01.2026) zëdhënësi i Komisionit të BE-së komunikoi, se autoritetet e Brukselit janë të vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura, dhe po e ndjekin me vëmendje situatën. Sipas të dhënave të BE-së, partneri kryesor i tregtisë për vendet e Ballkanit Perëndimor është BE-ja me 60 përqind të të gjithë volumit të tregtisë në rajon. Më 2024 tregtia e mallrave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor arriti një volum prej mbi 83 miliardë euro.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI