Flash

Dyshimet/ Pse furgoni ku udhëtonin 2 shqiptarë u përplas ballas me kamionin

Lapsi.al 27 January 2026
Dyshimet/ Pse furgoni ku udhëtonin 2 shqiptarë u përplas ballas

Çfarë ndodhi në aksidentin tragjik në Rumani ku humbën jetën 7 persona, tifozë të skuadrës greke të PAOK që ishin nisur për në Francë për të ndjekur skuadrën e tyre në sfidën me Lyon. Mes viktimave është edhe një person me origjinë shqiptare i identifikuar si Vasil Palo ndërsa një shqiptar tjetër i identifikuar si Genci Sadiku është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Protothema” ngre pikëpyetje se si ndodhi që furgoni u përplas me kamionin që po vinte përballë? Një defekt mekanik, një kontakt me kamionin që sapo kishte parakaluar, apo diçka krejtësisht e papritur që i ndodhi shoferit të tij?

[caption id="" align="alignnone" width="379"]FOTO/ Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që Vasil Palo[/caption]

Policia rumune ka dhënë një version paraprak. Sipas autoriteteve të Timishoarës, duket se shoferi i minibusit, në përpjekje për t'u rikthyer në korsinë e tij pas parakalimit të një cisterne, e goditi ate lehtë, por kjo mjaftoi që ai të kalonte sërish në korsinë përballë duke u përplasur me kamionin.

Megjithatë, pamjet tregojnë se furgoni nuk duket se është goditur nga pas. Njëkohësisht, duket se shoferi nuk i ka përdorur fare frenat deri në momentin e përplasjes, pasi dritat e pasme nuk ndizen as për një sekondë. Nga kjo duket se shoferi jo vetëm që nuk bëri asnjë përpjekje për ta rikthyer automjetin në shina, por as nuk u përpoq të frenonte, duke u përplasur me shpejtësi të plotë mbi kamionin.

Edhe mundësia e një gome të shfryrë që e devijoi në rrugë bie, pasi shoferi ose do të ishte përpjekur ta rikthente makinën në korsinë e tij, ose do të kishte frenuar, gjë që nuk duket se e ka bërë.

Duke e parë me kujdes videon, shihet se pas parakalimit, shoferi përdor sinjalin e djathtë të kthesës për t'u rikthyer në korsinë e tij, por menjëherë pas kësaj ai përdor sinjalin e majtë të kthesës dhe rikthehet në korsinë përballë, për të vazhduar të parakalonte sikur të mos e kishte parë fare kamionin përballë.

Është gjithashtu e pamundur që ai të ketë rënë në gjumë, pasi sekonda para përplasjes fatale ai kishte tentuar të parakalonte. Nuk mund të fillosh një tejkalim dhe të flesh pikërisht kur pothuajse e ke përfunduar.

Duke qenë se nuk kemi asnjë provë tjetër deri më tani, shanset janë që shoferi të ketë qenë plotësisht i pavëmendshëm ose të ketë pësuar diçka patologjike (p.sh. një atak në zemër).

Kjo pistë përforcohet edhe sepse nga videoja duket se shoferi fillon procesin e rikthimit në korsinë e tij dhe papritmas, pa asnjë arsye të dukshme, makina kthehet në korsinë përballë dhe përplaset me kokë me kamionin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI