Flash

Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, është thuajse pronari i qytetit

Lapsi.al 12 January 2026
Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë,

Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon për Ramën, duke takuar elektoratin e PD-së. Duke iu referuar takimit në Korçë, Salianji tha se një pjesë e PD bashkëpunon me Niko Peleshin, që e cilësoi si pronarin e qytetit, se janë të lidhur me emërimet në bashki dhe institucione të tjera vendore.

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Thonë se takimet e tuaja i shërbejnë Edi Ramës sidomos në këto kohë të vështira?

Ervin Salianji: Kush e ka këtë të ma thotë nga drejtuesit e partisë, se e stopoj unë dhe e rrëzoj qeverinë. Kemi 13 vjet që presim, do ta rrëzojë sot, do ta rrëzojë nesër. Ata njerëz që vijnë në ato salla janë ata që i shërbejnë PD-së.

Po si i shërbej unë, kur në treçerekun e fjalimit përmend Ramën? Ata nuk e përmendin Niko Peleshin që kanë disa shokë se i kanë futur në parti. Kanë njerëzit që i kanë futur në punë aty nëpër bashki dhe institucionet e qeverisë. Pse s’e përmendin Niko Peleshin? E dini ju që Niko Peleshi është thuajse pronari i qytetit, që emëron nga ka kapur një pjesë të PD, një klub shokësh. 4 personat që drejtojnë në një institucion të qytetit kanë qenë pronarë në një dyqan. Si ka mundësi që çdo skandal del dhe shumëfishohet. Cili është shqetësimi që po mblidhen njerëz për PD-në.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI