Flash

Aeroporti i Vlorës/ Kush janë gazetarë që akuzon Lumir Abdixhiku në Kosovë?

Lapsi.al 12 January 2026
Aeroporti i Vlorës/ Kush janë gazetarë që akuzon Lumir

Pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e fundit në Kosovë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë me një reagim kundër gazetarëve që i akuzon për të shitur dhe që i lidh me aferën e aeroportit të Vlorës, projekti i rëndësishëm infrastrukturor që për momentin është i bllokuar.

Abdixhiku i quan këta gazetarë "mercenarë", të cilët sipas tij rrotullohen rreth krimit. Madje gazetarët që shiten e blihen, sipas Abdixhikut rrotullohen aq larg "sa mbërrinë dhe Aeroportin e Vlorës".

Skandali i bllokimit të Aeroportit të Vlorës/ Çfarë po luhet në prapaskenë

Për kë gazetarë flet Abdixhiku? Cilët janë këta "mercenarë" që sipas tij kanë mbërritur deri në Aeroportin e Vlorës? Kushdo qofshin, përfshirja e gazetarëve që përmend Abdixhiku në këtë çështje, tregon se afera shkon përtej biznesmenit Valon Ademi, pas të cilit dyshohet se fshihen interesa të tjera.

Mesazhi i plotë i Lumir Abdixhikut në rrjetet sociale:

“Mercenarët u lajmëruan vet. Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë mbas veshi. Dhe në lajmërimin e tyre, treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vet. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrinë dhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre. Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, edhe më pak si ndikim”

Të këshilluara

Monika Kryemadhi sërish në SPAK

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraq...

14:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI