Flash

Qeveria "hap burgjet", 1290 persona përfitojnë nga amnistia penale

Lapsi.al 12 January 2026
Qeveria "hap burgjet", 1290 persona përfitojnë nga amnistia

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka folur sërish për amnistinë penale që pritet të miratohet. Ai tha në një intervistë për RTSH, se amnistia vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin penal shqiptar, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim të madh: përdorimin e lartë të masës së paraburgimit.

Ai shtoi se shpesh vendimi përfundimtar për këta persona është më i lehtë sesa koha që ata kanë vuajtur në paraburgim, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që duhet adresuar.

“Kjo është një e dhënë shqetësuese që duhet adresuar dhe një përpjekje në këtë drejtim është edhe amnistia,” u shpreh ministri.

Ministri ndahu detaje duke thënë se, nga amnistia përfitojnë drejtpërdrejtmë shume se 1290 persona, ndërsa rreth 900 të tjerë do të kenë ulje dënimi dhe mbi 300 persona të tjerë do të konsiderohen se e kanë shlyer dënimin për kohën e mbetur.

“Përkundrazi unë besoj fort se këta njerëz janë më të dobishëm që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe janë rehabilituar sepse kanë kryer një periudhë të konsiderueshme dënimi të dhënë nga gjykata dhe pjesa e mbetur konsiderohet që nuk është në favorin e sistemit penitenciar as në favorin e vetë personit, por është një akt human që nga qeveria si shprehje e vullnetit politik që ka marrë përmes kësaj nisme dhe më pas me miratimin në parlament, bën të mundur që këta të kthehen në shtëpitë e tyre,” tha Lamallari.

Ministri theksoi se amnistia nuk është thjesht një falje, por një mundësi e dytë që shoqëria u jep këtyre personave.

“Kjo është një mundësi e dytë që shoqëria iu jep këtyre personave. Sigurisht ne nuk duhet të nisemi vetëm nga një qasje ndëshkuese, por duhet të jemi të orientuar nga rehabilitimi dhe jo nga ndëshkimi, duke i integruar dhe dhënë mundësi reale që të rinjtë mos të bien pre e këtyre reformave,” shtoi ai.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi sërish në SPAK

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraq...

14:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09