Flash

Pse Alimehmeti nuk po e ndjek më?/ Salianji: Ka axhendat e veta në Tiranë

Lapsi.al 12 January 2026
Pse Alimehmeti nuk po e ndjek më?/ Salianji: Ka axhendat e veta në

Ervin Salianji ka folur për takimet që ka zhvilluar me demokratët në disa qytete. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji deklaroi se në takimet e tij ka deri në 3 herë më shumë pjesëmarrës se në takimet e Berishës.

Salianji foli edhe për faktin që Ilir Alimehmeti nuk po e ndjek më nëpër "Foltore", por tha se Alimehmeti është i fokusuar në Tiranë dhe nuk ka patur shumë kohë.

"Alimehmeti ka qenë, u qëndron mendimeve të veta, por takimet do edhe kohë, edhe energji… Por ka axhendat e veta në Tiranë, sepse është në Këshill Bashkiak, jep mësim" - tha Salianji.

Gjithashtu ai foli edhe për akuzat e Berishës, se takimet e tij i organizon krimi, duke i konsideruar absurde dhe tha se ai ka bërë burg për shkak të denoncimeve ndaj krimit.

"Personi që akuzuan në Elbasan si koordinator të grupeve kriminale, doli iu përgjigj Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe nxorri edhe foto me të. Nëse PD ka zgjedhur njerëz me krimin, problem i tyre. Të gjithë akuzat, bëhen për të shfokusuar vëmendjen. Elbasani, një javë para ishte takimi i kryetarit të partisë, kishte dy herë më pak njerëz. Si mund të thuash nga këto gjëra? Po tani çfarë thotë zotëria?

Po kolegë të tjerë në 2021, kë kanë akuzuar se mblidhnin firma për "Foltoret" e atëherëshme? Njëri tjetrin. Të më thuash mua, që kam bërë burg për denoncimin e krimit, që jam me krimin… Kishin çuar mesazhe në Korçë, çojnë në çdo qytet, dhe thonë takimet e tij i organizon krimi i organizuar, i çojnë këta nga qendra. Në Shkodër, thoshin e ka organizuar takimin Benet Beci, që këta e kishin drejtor. Zotëria u mor i pandehur para një jave, PD nuk mbajti qëndrim" - tha Salianji. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI