Flash

SPAK: 16 urdhër-arreste për tentativë trafiku tonelatash kokaine në Europë

Lapsi.al 8 August 2025
SPAK: 16 urdhër-arreste për tentativë trafiku tonelatash kokaine

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritete ligjzbatuese nga disa vende të BE-së, ka goditur një nga organizatat shqiptare më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila kishte kapacitet të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e drogës në tregjet europiane.

Hetimet, të nisura mbi bazën e të dhënave të komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC, zbuluan se grupi drejtohej nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., me bazë në Paraguai, të cilët kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut — nga prodhimi dhe fshehja e drogës në ngarkesa legale, deri te shpërndarja dhe pastrimi i të ardhurave.

Ngarkesat e sekuestruara

Autoritetet ndërkombëtare kanë goditur dy ngarkesa rekord kokaine të organizuara nga ky grup:

-Nëntor 2020: 11.6 ton kokainë të fshehura në kuti sapuni dhe boje metalike, sekuestruar në portin e Anversit, Belgjikë.

-Shkurt 2021: 16.4 ton kokainë të fshehura në bombola metalike, sekuestruar në Hamburg, Gjermani, me vlerë tregu deri në 3.5 miliardë euro.

Arrestimet dhe masat e sigurimit

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për 14 persona dhe “detyrim paraqitje” për 2 të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar 9 masa sigurie në Shqipëri, ndërsa një nga drejtuesit, F.C., është arrestuar në një vend të BE-së. Po punohet për ndalimin e 6 të tjerëve.

Pastrimi i parave

Hetimet zbuluan një skemë të sofistikuar pastrimi parash, që përfshinte transport fizik të shumave të mëdha “cash” nga BE drejt Shqipërisë përmes shoferëve të autobusëve ndërkombëtarë, si dhe përdorimin e sistemit informal “hawala” për të shmangur gjurmët bankare.

Pasuritë e sekuestruara

Me vendim gjykate janë sekuestruar 14 pasuri me vlerë disa miliona euro, përfshirë:

-Resort turistik në Xhafzotaj, Durrës

-Vila luksoze në Dhërmi dhe Tiranë

-Tokë dhe ndërtesa në Tiranë

-Kuota në disa shoqëri tregtare

-Tre automjete

-Rreth 112 mijë euro cash, 4 mijë USD dhe 880 mijë lekë

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Operacioni u zhvillua në koordinim me Europol, Eurojust, policitë federale të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Italisë. SPAK theksoi se ky bashkëpunim ishte vendimtar për goditjen e një strukture kriminale që vepronte në shkallë globale dhe që kishte ndërtuar një mekanizëm të aftë të rikuperonte shpejt humbjet nga sekuestrimet.

Prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara e cilësuan grupin si një nga më të fuqishmit e hetuar ndonjëherë nga SPAK, me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun europian të kokainës.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43