Flash

VIDEO/ "Perla" e Dejvi Bregut nuk mjafton, Hajduku përmbys Dinamon

Lapsi.al 7 August 2025
VIDEO/ "Perla" e Dejvi Bregut nuk mjafton, Hajduku përmbys

Dinamo është mundur me rezultatin 2-1 nga Hajduk Split në takimin e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, i zhvilluar në stadiumin mitik “Poljud”. Skuadra shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze, madje kaloi e para në epërsi falë një goli spektakolar të Dejvi Bregut, por nuk arriti ta ruante avantazhin përballë presionit të vendasve.

Në minutën e 37-të, mesfushori vlonjat lëshoi një predhë nga distanca, duke mposhtur portierin dhe duke tronditur stadiumin e tejmbushur të Splitit. Goli i Bregut u shoqërua me entuziazëm të madh në pankinën e Dinamos, ndërsa publikun vendas e la të shtangur.

Por në pjesën e dytë, Hajduku reagoi fort. Vetëm 4 minuta pas rifillimit të lojës, Durdov shfrytëzoi një aksion të mirë me Krovinovic për të barazuar rezultatin në 1-1. Epërsia psikologjike kaloi në anën e kroatëve, të cilët nuk ndalën së sulmuari.

Presioni i vazhdueshëm i Hajdukut u konkretizua në minutën e 63-të, kur Saniang shënoi golin e përmbysjes dhe vendosi rezultatin përfundimtar 2-1. Tani gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vijon beteja me flakët në Finiq

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandër...

17:59

Një vatër zjarri në Devoll

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte ndërsa në afërsi ka qenë nj...

15:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI