Flash

Varfëria e shqiptarëve, çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

Lapsi.al 8 August 2025
Varfëria e shqiptarëve, çmimet e larta të ushqimeve

Çmimet më të larta të ushqimeve kanë përshpejtuar rritjen e inflacionit në muajin korrik në 2.5 për qind, niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2025, krahasuar me Qershor 2025 është -0,1%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,17 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,02 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,8 % dhe “Shëndeti” me 0,4%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,4%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 6,7%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 5,4%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8%, “mish” me 3,5%, “fruta” me 1,8%, “peshk” me 1,4%, etj.

Krahasuar me muajin Qershor 2025, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënuan ulje me 1,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënuan rritje me 1,2%, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,2%, “Transporti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./ Monitor

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43