Flash

Kodi i ri Penal, Lubonja: Lubonja: Ndryshimet bëhen për të zgjatur pushtetin

Lapsi.al 8 August 2025
Kodi i ri Penal, Lubonja: Lubonja: Ndryshimet bëhen për të

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh se ndryshimet bëhen për të zgjatur pushtetin. Sipas tij, veprat penale të reja synojnë të lehtësojnë pushtetarët.

“Reformat më së shumti janë në interes të Ramës, të forcimit të pushtetit sesa e ndryshimeve që mund të jenë të nevojshme. Ndryshimet bëhen për të mbajtur pushtetin sa më gjatë. Vihet re që duan të frikësojnë edhe qytetarët, sidomos ai që nuk mund të kritikosh liderët shtetërorë, sepse qartazi intimidon njerëzit. Ka ndryshime, që lehtësojnë pushtetarët. Kishte përkufizime se zyrtari e bën veprën penale të korrupsionit me dashje, por edhe pa dashje, se i bie që përfitojnë ca persona ekonomikisht a në tendera dhe thoshka zyrtari se ‘e bëra pa dashje’, edhe pse paratë janë keqpërdorur. Pushteti sa më i fortë bëhet, më shumë frikësohet. Kur ke shumë pushtet të rritet frika, sepse ke bërë më shumë krime dhe do që të qëndrosh patjetër në pushtet. Liderët autoritarë janë shtuar në botë dhe e kanë normalizuar autoritarizmin. Kryeministri Rama ka bërë vetëm propagandë përherë”, tha Lubonja.

Duke folur për lirimin e hapësirave publike, Lubonja deklaroi se aksioni i duket propagandë. Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka respekt për hapësirën publike.

“Aksioni për hapësirat publike është vetëm propagandë. Por, Rama bën të kundërtën, ka pak vend për qytetarët në këtë vend, pak gjelbërim. Në Itali, një qytetar duhet të ketë 18 metër hapësirë publike. Ndërsa në Tiranë një qytetar aty ku jetoj unë një qytetar 1 metër katror ka, vetëm rrugët eksiztojnë. 18 kulla janë dhënë në Farkë, jepen vetëm leje ndërtimi. Nuk ka respekt për hapësirën publike. Fasada i shërben autoritetit të kryeministrit. Kurse, opozita duhet të jetë më e strukturuar, jo t’i lihet çdo gjë Sali Berishës”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI