Flash

“U mbulua Krishti”/ Analizat e fundit të “Qefinit të Torinos” zbulojnë të vërtetën

Lapsi.al 3 August 2025
“U mbulua Krishti”/ Analizat e fundit të “Qefinit të

Pëlhura e ruajtur në Katedralen e Torinos, një çarçaf prej liri mbi të cilin është i dukshëm imazhi i një burri është rezultat i një pëlhure të shtrirë jo mbi një trup, por mbi një skulpturë në basoreliev. “Qefini i Torinos” i konsideruar si çarçafi me të cilin u mbështoll trupi i Jezu Krishtit i është nënshtruar një tjetër analizimi. Ajo që tregohet nga një simulim 3D i botuar në revistën “Archaeometry” konfirmon hipotezën e një artefakti mesjetar. Simulimi mbështet studimin e botuar në vitin 1989 i cili përcaktoi se pëlhura daton nga viti 1260 deri në 1390-ën.

Analiza u krye nga eksperti brazilian Cicero Moraes, i njohur për rindërtimet e tij tre-dimensionale të fytyrave të shumë figurave historike, nga Antoni i Padovës te Francesco Petrarka. Një nga veprat e tij më të fundit, e botuar në qershor 2024 ishte rindërtimi i fytyrës së Irhoud, homosapiensit më të vjetër të zbuluar deri më tani, i cili jetoi 315 000 vjet më parë.

“Imazhi në Pëlhurën e Torinos është një përputhje me një matricë basorelievi", - tha Moraes për “Live Science”. “Një matricë e tillë mund të ishte bërë prej druri, guri ose metali", shtoi eksperti "dhe e pigmentuar ose edhe e ngrohur , vetëm në zonat e kontaktit, duke prodhuar gjurmën që shihet".

LEXO EDHE: Cila është e vërteta e Jezu Krishtit/ Analizohet “Qefini i Torinos”

Duke përdorur mjete simulimi 3D, Moraes krahasoi dy skenarë. Në të parin, një fletë virtuale ishte varur mbi rindërtimin e një trupi njerëzor , ndërsa në të dytin, mbi një skulpturë basorelievi. Rezultatet treguan se skenari i dytë korrespondon pothuajse saktësisht me fotografitë e Pëlhurës ndërsa pëlhura e vendosur në trupin e njeriut prodhoi një imazh shumë më të shtrembëruar.

Eksperti italian Andrea Nicolotti, profesor i Historisë së Krishterimit në Universitetin e Torinos pajtohet gjithashtu me përfundimet e Moraes, por ai theksoi në faqen e internetit skeptic.com se studimi nuk zbulon asgjë të re.

"Cicero Moraes ka të drejtë, por hulumtimi i tij nuk është revolucionar", pohon Nicolotti. "Për të paktën 4 shekuj", vëren ai, "ne e kemi ditur se imazhi i trupit në pëlhurë sigurisht që nuk mund të ishte krijuar përmes kontaktit me një trup tredimensional". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI