Flash

Kim Mehmeti: Maqedonasit brohorasin "Vdekje shqiptarëve", politikanët tanë jargaviten

Lapsi.al 3 August 2025
Kim Mehmeti: Maqedonasit brohorasin "Vdekje shqiptarëve",

Maqedonasit brohorasin ‘Vdekje shqiptarëve’, politikanët shqiptarë jargaviten e u luten: Mosni se nuk është mirë ashtu!?

Nga Kim Mehmeti

Maqedonasit shpesh herë, edhe kur kanë ngrënë dajak nga të tjerët, i kanë sharë dhe ofenduar shqiptarët, ashti siç i shanë dhe ofenduan në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë!

Dhe pas ngjarjeve të këtilla, përfaqësuesit shqiptarë jargaviten duke u kujdesur që sa më butësisht e pa e ngritur zërin t’u thonë maqedonasve të jenë më të sjellshëm dhe t’ua rikujtojnë se Maqedonia është shtet i përbashkët, thuajse ata gabimisht janë edukuar si shovenë dhe thuajse ata nuk dinë se në këtë vend jetojnë edhe shqiptarë!?

Jo njëherë ka ndodhur – si në rastin e fundit në Kumanovë - që në prani të burrështetasve të Maqedonisë, shovenët maqedonas të brohorasin ‘Vdekje Shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptarë i mirë’ e atyre të mos u lëvritë as qerpiku, mbase pse për dallim nga politikanët shqiptarë ata e respektojnë zërin e popullit të vet!?

LEXO EDHE: “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Thirrje skandaloze në prani të krerëve të shtetit në RMV

Po pra, përderisa politikanët maqedonas, në mos më shumë, heshtin kur populli i tyre shprehë dëshira që ata nuk munden për momentin t’ua plotësojnë, këta tanët nisin e jargaviten turpshëm edhe kur reagojnë, si për shembull VLEN’i, që në reagimin për rastin e Kumanovës e thekson se brohorimat e këtilla shovene janë zëri i pakicës maqedonase!

Kur lexon reagime të këtilla të turpshme të imponohet pyetja: nga e dinë politikanë shqiptarë se brohorimat e tilla e shprehin dëshirën e pakicës maqedonase!?

Ja unë publikisht e them: ato brohorima janë zëri i shumicës së maqedonasve ngaqë nëse do ishte ndryshe mediat dhe politikanët maqedonasë nuk do kishin frikë që t’i publikojnë dhe t’i dënojnë ato! /Marrë nga faqja në Facebook e autorit. 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI