Flash

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Lapsi.al 17 May 2025
Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron u pyet lidhur me luftën Ukrainë-Rusi dhe mundësitë e arritjes së një paqeje. Macron tha se është bërë një punë shumë intensive për të arritur një paqe e fortë dhe e qëndrueshme, ndërsa shtoi se tani pritet përgjigje nga Rusia.

Ai komentoi dhe refuzimin e presidentit rus Vladimir Putin për tu ulur në tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Macron tha se është i sigurt se përballë cinizmit të Putin, presidenti amerikan Donald Trump do të reagojë.

"Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Dhe për këtë kemi bërë një punë shumë intensive. Dhe më pas u miratua edhe nga presidenti i Ukrainës. Ne po presim përgjigjen e Rusisë.

Në Kiev ishim me Starmer, Merz, dhe kemi thirrur së bashku zotin Trump për t’i thënë që jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie dhe që duhet vendosur presion mbi Rusinë, akord i dhënë nga Trump është i fortë, pastaj propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll. Të dielën dha pëlqimin Zelensky, sot nuk kemi asgjë.

Po ju them që përballë cinizimit të Putinit, mendoj, jam i sigurt që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë. Propozimi për armëpushim, për tu takuar, janë amerikane, janë të rëndësishme, nuk mund të kenë një përgjigje të tillë. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë që Ukraina të rezistojë dhe të ketë paqe.", tha Macron.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI