Flash

Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni dhe siguria

Lapsi.al 16 May 2025
Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni dhe siguria

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se vendet po përballen me shumë sfida që janë emigracioni dhe siguria. Gjatë fjalës së tij, Starmer theksoi se sfida e emigracionit ka për viktimë njerëzit më të varfër. Starmer shtoi se emigracioni përtej kufijve është një sfidë e përbashkët që kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje.

“Ndërkohë kemi punuar për këtë aleancë në mbarë europën. Kënaqësi që jam kryeministri i parë britanik që vij këtu dhe që punojmë në këtë Samit. Edi është nder të punoj me ju. Dhe tashmë kemi shumë sfida, emigracioni, po siguria. Ndërsa do të kemi edhe Samitin në Londër dhe sfida që do flasim këtu është një paqe e drejtë dhe të qëndrueshme. Një tjetër sfidë është emigracioni që ka viktima ata më të varfrit që ndikon në shërbimet tona të emigracionit.

Unë e kam bërë pjesë të axhendës. E vërteta është se përtej kufijve tanë është sfidë e përbashkët. Duam një sistem të drejtë emigracioni. Duhet të sigurojmë kufijtë e përbashkët. Dje isha në portin e Durrësit ku pashë si forca britanike e shqiptare po luftojnë së bashku kundër krimit ndërkufitar. Ne jemi duke luftuar emigracionin e parregullt, duhet bërë më shumë të punohet për sigurinë ekonomike. Duhet të ulim barrierat tregtare me aleatët tanë. Në këto kohë luhatjesh e pasiguri, do të reagojmë duke marrë rolin tonë në skenën botërore,” tha Starmer.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI