Flash

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Lapsi.al 16 May 2025
Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se duhet që të rritet presioni ndaj Rusisë. Gjatë fjalës së tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian, Zelensky theksoi se në negociatat që po mbahen në Turqi, Putin ka dërguar një delegacion të ulët që nuk merr dot vendime. Ndërkohë që Zelensky shtoi se presioni ndaj Rusisë duhet që të rritet në mënyrë që të ketë një marrëveshje.

"Faleminderit Shqipërisë që na keni mirëpritur sot, jo vetëm një vend i bukur, por në vend që beson dhe punon për të shkuar në Europë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës të përfundojë në mënyrë të shpejtë, Ukraina ka nevojë për paqen. Ne morën disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën. Unë isha i gatshëm, isha dje në Ankara për të mundur për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme, por Putin nuk ra dakord për asgjë. Delegacioni dukej që ishte shumë i ulët. Përparësia jonë numër një është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Putin vazhdon të minojë diplomacinë. Duhet të arrijmë një rezultat. Rusia dërgoi të njëjtët njerëz si në vitin 2022, bëjnë shumë deklarata , por nuk kanë arritur asgjë dhe bënë çdo gjë. Nuk jemi ne ata që po minojmë këto negociatat, por janë rusët. Rusët po bëjnë thjesht teatër," tha Zelensky.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI