Flash

Jared Kushner mban fjalën e tij në takim, të pranishëm Rama, Macron dhe Matto Renzi

Lapsi.al 17 May 2025
Jared Kushner mban fjalën e tij në takim, të pranishëm Rama,

Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar "Future Investment Initiative Europe" do të mbahet sot në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në samit do të mbajë fjalën e tij edhe dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Jared Kushner, i cili vjen sot në Tiranë. Ai do të flasë si CEO dhe themeluesi i “Affinity Partners”. Në axhendën e mëposhtme thuhet se fjalimi i tij pritet të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.

Më pas do të jetë edhe kryeministri Edi Rama që do të mbajë fjalimin e tij dhe gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Pjesëmarrës në këtë samit është edhe senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi.

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI