Flash

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Lapsi.al 16 May 2025
Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo

Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian sot në Tiranë. Merz tha se duhet të bëjnë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën e tyre. Ai shtoi se demokracitë në kontinent janë në rrezik. Merz tha se i ka kërkuar qeverisë gjermane të jetë e pranishme në nivel europian për të treguar se Gjermania është e angazhuar dhe e gatshme të gjejë qasje të re për angazhimin europian.

“E kemi treguar mirënjohjen duke i nderuar ata. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Ne përballemi me çështjen e emigracionit dhe Starmer e përmendi. Ne përballemi me kërcënime nga emigracioni dhe po përpiqemi ta zgjidhim. Por gjithçka që po bëjmë është në përputhje me të drejtën. Dua të them që ne po shpenzojmë mjaft para, por tek prokurimet shpenzimet që janë tejet të ndërlikuara nuk mjafton.

Ndaj jemi të gatshëm të tregojmë që të kemi prokurime më të mira, efikasitet dhe kjo është thjeshtë në favorin tonë. Ne të gjithë e dimë sistemet tona, demokracitë tona janë në rrezik. Nëse ne po tregojmë që kemi mundësi që po zgjidhim probleme, bota probleme të tilla si emigracioni do të tregojë që qeveritë tona janë të forta për ta zgjidhur këtë…Unë i kam kërkuar qeverisë time të jetë e pranishme në nivel europian për të treguar se Gjermania është e angazhuar dhe jemi të gatshëm të gjejmë qasje të re për angazhimin tonë Europian. Mund të jemi të suksesshëm vetëm bashkë”, tha Merz.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI