Flash

Celibashi: Nga gjithë procesi kanë rezultuar të parregullta 9 kuti

Lapsi.al 17 May 2025
Celibashi: Nga gjithë procesi kanë rezultuar të parregullta 9

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave të diasporës

Celibashi tha se numri i votave të vlefshme dhe atyre të pavlefshme përputhet plotësisht me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti. Më tej u shpreh se 9 kuti janë vlerësuar të parregullta, 7 prej të cilave në momentin e dorëzimit nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 të tjera janë konstatuar më pas.

Gjithashtu bëri me dije se procesi i numërimit të votave jashtë vendit është drejt përfundimit për disa qarqe, përfshirë Kukësin dhe Tiranën, dhe do të vijojë me vlerësimin e votave për kandidatët e listave të hapura.

"1,406,833 janë vota të vlefshme dhe 55,519 janë të pavlefshme. Nëse mbledhim numrin e votave të vlefshme me numrin e votave të pavlefshme, atëherë përputhet 100% me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe këtu nuk kemi kontradiktë.

Në lidhje me kutitë, janë vetëm 9 kuti që kanë rezultuar të parregullta nga procesi i votimit. 7 prej tyre janë shpallur të parregullta që në momentin e dorëzimit të kutive nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 janë konsideruar të tilla nga KZAZ pas marrjes së kutive në dorëzim, ka rezultuar kështu.

Kjo është panorama sa i përket numërimit të fletëve brenda vendit. Sa i përket numërimit të fletëve jashtë vendit, ka nisur procesi edhe për numërimin për deputetë në qarkun Kukës. Është drejt përfundimit në këto momente që flasim edhe për qarkun e Tiranës, dhe do të nisin menjëherë me vlerësimin e votave për kandidatët e listës së hapur", tha Celibashi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI