Flash

Gjekmarkaj për votat e Greqisë: Duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë

Lapsi.al 17 May 2025
Gjekmarkaj për votat e Greqisë: Duket se kutitë janë mbyllur

Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po trajtohet vota e shqiptarëve të diasporës e ardhur nga Greqia për zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Gjekmarkaj tha se është një grabitje e vetëdijshme pasi sipas tij, duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë. Ai shtoi se është e pamundur që trendi që është brenda Lezhës të përmbyset me votat e Greqisë me 80% në favor të PS-së. Gjekmarkaj vazhdoi duke thënë se me aq dashnorë sa ka Rilindja në Greqi, ata mundin dhe Partinë Komuniste të Kinës.

"Ajo që po shoh me votat e Greqisë, termi "masakër" është një term i butë. Është një grabitje e vetëdijshme dhe po t’i shikosh me vëmendje kutitë, duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë, edhe nga shenjat. Nuk ka asnjë arsye që trendi që është brenda qarkut të Lezhës të ndryshojë në Greqi, e cila përmbyset me 80% në favor të PS-së në raport me PD-në, sepse njerëzit tanë janë shpërndarë në atë mënyrë ku ne i dimë se ku i kemi.

Një shoqëri primitive që nuk ka shtet, nuk ka administratorë, ai që është më i fortë, që ka ligjin e xhunglës, ia merr tjetrit haptazi dhe ia përplas duke ia numëruar në fytyrë, me atë që ka ndodhur në Greqi. Nëse në vende të tjera do ketë pasur një gërshetim të elementëve që u përmendën, besoj se në Greqi janë marrë refugjatë, kutitë janë mbushur me fleta dhe i kanë sjellë këtu.

Është e pamundur të ketë logjikë këtu, nuk ka fare logjikë. Ndjenja është "pro PD" por ky është një vullnet i dy a tri individëve për të mbushur plot me vota për Rilindjen. Me aq dashnorë sa ka Rilindja në Greqi, ata mundin dhe Partinë Komuniste të Kinës", tha Gjekmarkaj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI