Flash

Berisha: Rama këtë mandat nuk do ta gëzojë, do të përgjigjet për këtë batërdi

Lapsi.al 17 May 2025
Berisha: Rama këtë mandat nuk do ta gëzojë, do të

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat të fituar. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kryeministri do të përgjigjet për lëtë batërdi elektorale duke shtuar se Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Berisha u shpreh më tej se rezulatatet janë që të gjitha të fabrikuara në mënyrën më të turpshme dhe më të paimagjinueshme.

"Unë e thashë këtë, ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme. Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Beteja është e hapur në të gjitha frontet.

Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota. E ky është vetëm një hap. Pra, Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Unë kam bindjen më të thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe se, ai do të përgjigjet do të përgjigjet deri më një, për këtë masakër elektorale, batërdi elektorale që kreu, për këtë farsë të turpshme elektorale që bëri haptas, pa asnjë kufizim," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI