Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës

Lapsi.al 19 April 2025
Berisha i përgjigjet Ramës: Burrat e Dibrës janë si malet e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Dibër. Berisha u shpreh se Rama e mori detyrën si pushtues dhe i lejoi vetes të ndërmarrë një fyerje kolektive.

Sipas Berishës, Rama foli si kopuk dhe se përgjigjen më të shkëlqyer ia dha dibrania në sallë, e cila u ngrit dhe i tha se burrat shqiptarë janë të mrekullueshëm. Ai shtoi se burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës dhe se mjerë ai që i sulmon.

"Dy ditë më parë erdhi këtu edhe ai burreci 2 metra i gjatë. Ai nuk u tha një fjalë se pse Rruga e Kombit zgjati 12 vite në një kohë kur kishte çdo fond dhe projekt për të mbaruar në vitin 2016. Dhe një gjë do t’i them asaj zonjës së nderuar që i tha se shkojmë në Tiranë, të garantoj dhe të jap fjalën e nderit se po të qe për Edi Ramën, ajo rrugë kurrë nuk do ndërtohej. Ja ku e keni rrugën e Lurës, Lura është bukuri përrallore dhe ka 12 vjet nuk e ndërton dot rrugën.

Por atë rrugë e meritoni plotësisht. Ajo është rruga e dytë e kombit dhe kemi krenari të madhe që ndërtuam 32 kilometrat e para dhe u garantoj se në vitin 2016 do ishte inauguruar me parametra shumë më të mirë se kjo sot. Edi Rama nuk u tha ju se ku shkuan 130 milionë euro për djegësin e Tiranës që nuk ekziston asnjë tullë dhe paratë tuaja janë dhënë.

Nuk u tha një fjalë se me ç’para e bleu kopshtin e Edenit 5 milionë euro në kopshtin e kryeministrisë që nuk ka kryeministër në botë që të bëjë një shpenzim të tillë. Nuk u tha një fjalë, si mundet një kryeministër të ulet në një ndeshje sporti me 28 mijë euro biletën? Nuk u tha një fjalë, si mundet një kryeministër, në një kohë që fshatarët e tij përdorin parmendën, të shpenzojë 21 milionë euro me avion në dispozicion? Jo, këto nuk i tha asnjë fjalë. Por këtu tani do i them Edi Ramës këto fjalë. Në Dibër, në këtë sallë ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe gjuhë e kopukut. Të dyja.

Në qoftë se mbrëmë në Kamzë unë të dhashë një përgjigje duke lexuar përroin tënd psikik frojdian, sot unë kam një përgjigje tjetër. Ti erdhe si pushtues sepse i lejove vetes të ndërmarrësh një fyerje kolektive. Njëlloj si dikur paraardhësit e tu, që këta burra viganë, atdhetarë, patriotë, i shpallnin armiq se qëndronin për atdhe, qëndronin për besimin tek Zoti, për Dibrën dhe Shqipërinë. Ti erdhe, ti fole dje si kopuk, sigurisht që me ato ministreshat e tua që xhinglaminglohen në atë mënyrë. Tani të them unë dy, asnjë fjalë nuk të jap përgjigje sepse përgjigjen më të shkëlqyer ta dha dibrania në sallë, e cila u ngrit dhe të tha se burrat tanë janë të mrekullueshëm. Por do ta them këtë këtu, burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon. Rroftë Dibra, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09