Flash

Rama nga Maliqi: Duhet të kapërcejmë pragun e të hymë në sallonin kryesor

Lapsi.al 19 April 2025
Rama nga Maliqi: Duhet të kapërcejmë pragun e të hymë

Kryeministiri Edi Rama po zhvillon një takim me banorët e Maliqit. Rama ashtu si edhe në takimet e tjera e ka fokusuar fjalën e tij në rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për anëtarësimin e vendit në BE.

Rama theksoi se nuk është vetëm dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE-së por edhe unioni dëshiron që vendi ynë të jetë pjesë e saj. Sipas tij vendi ynë e ka bërë punën gati dhe tani mbetet mbyllja e negociatave.

"Më besoni motra e vëllezër se kush thotë që “Evropa është aty dhe ne do të bëhemi pjesë e saj se nuk ka lidhje kush fiton këtu, nuk kupton fare se çfarë thotë ose nuk thotë të vërtetën”

Sot për arsye që nuk anë të bëjnë vetëm me ne por kanë të bëjnë edhe me Evropën, janë përputhur dëshirat dhe vullneti në një moment, jo vetëm ne duam të hymë në BE, por edhe BE do të na marrë brenda. E kemi bërë të gjithë punën tonë për të qenë gati.

Hapja e derës sot ka ardhur si rezultat i fatit që ne jemi gati, por edhe ata janë gati. Duan të japin mesazh që Evropa po unifikohet. Duhet të bëjmë pjesën tonë, por që ta kapërcejmë pragun dhe të hyjmë në sallon kryesor, duhet të mbyllim negociatat. Edhe dy vite kohë ka, por kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh," tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI