Flash

Atentati në Tiranë/ Policia i gjurmoi deri në Elbasan, më pas u ‘zhdukën’

Lapsi.al 19 April 2025
Atentati në Tiranë/ Policia i gjurmoi deri në Elbasan, më

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e katër fishtë të regjistruar dy ditë më parë në Tiranë. Mësohet se motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class” është larguar në drejtim të Elbasanit.

Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Motomjeti ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

Grupi hetimor po vijon me hetimet për të zbuluar nesë vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë dhe atentati në Tiranë kanë lidhje me njëra-tjetrën. Dyshohet se Prendi nuk ishte shënjestër e atentatit por gruaja Roan Brahimit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Athinë.

Sipas informacioneve, gruaja e Roan Brahimit përdor makinë të ngjashme dhe kishin pothuajse të njëjtën targë, por u ndryshonte vetëm një shkronjë me atë të 4 personave të plagosur në Lundër. Gjithashtu mësohet se gruaja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj. Në keto kushte ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI