Flash

Fluks drejt juglindjes, trafik i rënduar në akset rrugore drejt Elbasanit

Lapsi.al 19 April 2025
Fluks drejt juglindjes, trafik i rënduar në akset rrugore drejt

Në segmentin rrugor që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan është krijuar një situatë tejet e rënduar për shkak të trafikut të dendur dhe fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve, veçanërisht në drejtim të Juglindjes së vendit.

Ky segment strategjik i cili shërben si nyje kyçe për qarkullimin drejt qyteteve si Elbasani, Pogradeci, Korça dhe më tej, po përballet me ngarkesë të madhe lëvizjeje duke krijuar vonesa të ndjeshme në lëvizje dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit është e pranishme në terren dhe po bën gjithçka të mundur për disiplinimin e qarkullimit dhe lehtësimin e lëvizjes. Patrullat janë vendosur në pika kyçe përgjatë këtij aksi, ndërkohë që janë marrë masa shtesë për orientimin e trafikut dhe për shmangien e bllokimeve.

Megjithatë, për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm, veçanërisht gjatë orëve të pikut dhe fundjavave, qarkullimi në këtë segment vazhdon të jetë i ngadalësuar dhe në disa raste, i bllokuar për periudha të shkurtra kohore.Fluksi i shtuar lidhet kryesisht me lëvizjen e qytetarëve drejt zonave turistike të Juglindjes, si dhe kthimin e emigrantëve për festat dhe pushimet pranverore. Kjo ka sjellë ngarkesë të papërballueshme për infrastrukturën ekzistuese, e cila në disa segmente nuk i përgjigjet volumit të lartë të automjeteve.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, si dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme në oraret me trafik të dendur.

Po ashtu, rekomandohet përdorimi i rrugëve alternative, aty ku është e mundur, për të lehtësuar presionin mbi këtë segment të mbingarkuar.Situata në segmentin Tuneli i Krrabës – Bradashesh mbetet shqetësuesedhe kërkon ndërhyrje të koordinuar dhe plane afatgjata për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe menaxhimin më efikas të trafikut, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të shtuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI