Flash

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 persona në Fushë Krujë dhe Dibër

Lapsi.al 19 April 2025
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Krujë dhe Dibër, të cilit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, si pjesë e organizatave kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke arrestuar Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër dhe Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç.

Gjykata e Apelit Romë, në vitin 2023, e ka dënuar Llomin me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Nga ana tjetër, Ibrahimi është dënuar nga Gjykata e Torinos, në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI