Flash

AKU konfirmon, në treg u hodh sheqer palme i kontaminuar me dioksid squfuri 

Lapsi.al 18 April 2025
AKU konfirmon, në treg u hodh sheqer palme i kontaminuar me dioksid

Një tjetër rast i pasigurisë ushqimore është evidentuar në Shqipëri. Sipas Sistemit Europian të Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin (RASFF), në tregun shqiptar është shitur sheqer palmë i kontaminuar me dioksid squfuri në nivele mbi kufirin e lejuar.

Produktit me emrin “Palmsugar slices TD bg 200g”, i prodhuar në Tajlandë dhe importuar nga Holanda, iu konstatua prania e alergenit të rrezikshëm për shëndetin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi se produkti, me një sasi prej 24 kg, ishte shpërndarë dhe nuk ndodhej më në treg në momentin e kontrollit.

“Pas njoftimit të datës 10.04.2025 nga RASFF, AKU kreu verifikimet përkatëse. Nga gjurmueshmëria, rezultoi se produkti ishte shitur plotësisht. Njoftimi është përcjellë sipas protokollit të RASFF”, njoftoi AKU në faqen zyrtare.

E çuditshme është sasia e cila raportet, se si mund të jenë importuar vetëm 24 kg sheqer?!

Të këshilluara

"Partizani"/ Shtyhet seanca për në GJKKO

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Partizani" është shtyrë për në 23 prill në orën 13:00. Avokati Genc Gjokutaj foli jashtë ambienteve të GJKKO-së ku tha ...

14:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI