Flash

Deliri Ramës: Gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton bufin

Lapsi.al 18 April 2025
Deliri Ramës: Gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e qytetit të Lezhës.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te zgjedhjet e 11 majit dhe negociatat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu nuk munguan as batuta nga ana e kryesocialistit, i cili tha se “gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton për bufin e kënetës”, (referuar Sali Berishës).

“Ne kemi shumë rrugë për të bërë, por ka shumë rëndësi që gratë, nënat shqiptare, nënat e reja të kuptojnë se sa themelore është që më 11 maj, populli shqiptar t’i kapërcejë kufijtë që ndajnë njerëzit në një palë zgjedhje. Përgjithësisht zgjedhjet janë mundësi për të vendosur mes disa alternativa për 4 vite. Por ka zgjedhje që janë takim me historinë, 11 maji është takimi i dytë me historinë e shqiptarëve. Takimi i parë ishte më ’91-92, ku shqiptarët shkuan votuan PD, një pjesë e nuk ishin me PD. Votuan në masë për PD dhe në korrik, gusht kur u bënë zgjedhjet vendore, shumica votuan kundër PD. Në mars, në zgjedhjet e përgjithshme, populli kuptoi që ai ishte momenti dhe ato zgjidhje ishin momenti për të hedhur një votë për të ndarë historinë.“, tha Rama.

Më tej Rama shtoi “Hapet një kapitull tjetër që shqiptarët e kishin ëndërruar, ky ishte 22 marsi. Sot 11 maji është momenti, vendi, ku populli të marrë një vendim për t’i vazhduar pa ndalur dhe ndërprerë negociatat me BE-në dhe për ti mbyllur në 2027, apo për të ngatërruar mes nesh kënetën dhe moçalet që janë një mundësi zgjedhje në 11 maj. Këtë duhet të ndajnë njerëzit. Patjetër që disa do thonë ‘Shqipëria do shkojë në BE si me Ramën, si pa Ramë’. Nëse nuk është PS dhe unë me ju në detyrë deri kur të mbyllim këtë proces, Shqipëria nuk shkon në BE me asnjë tjetër për një kohë që mund të jetë shumë më e gjatë se ç’mund të mendojmë sot. Unë e di historinë dhe përpiqem të kuptoj. Kini parasysh, Maqedonia e Veriut është bërë kandidate e BE në 2005. Iu hap një derë atëherë dhe u mbyll dhe është ende e mbyllur. Mali i Zi i ka hapur negociatat në 2012, është akoma sot te dera. Kur kemi filluar ne këtë përpjekje e kishim Malin e Zi shumë përpara, sot jemi në një vijë me ta. Ishte para edhe Serbia, sot është prapa nesh, ne i kemi hapur negociatat vjet. Jemi treguar dibran, se dibran është bërë sinonim i fjalës ‘i zgjuar’, ne punonim që kur të vinte dita të hapnim negociatat të ishim përpara. BE ka nevojë për anëtarë të rinj dhe ne gjendemi aty, ndaj BE na ka vënë në tavolinë dhe na ka sfiduar me një plan për tre vite. S’ka bërë vaki. Ku e dimë ne që pas 2-3 vitesh kjo nuk ndryshon. Nëse nuk kapim 2027, na mbyllet dera. Treni i historisë na ka ndaluar përpara dhe nisja është më 11 maj. Fati europian i Shqipërisë ishte dhe i yni në këtë moment. Nëse i mbyllim negociatat në 2027 jemi në BE sepse janë dy vitet për gjithë ratifikimet në Parlamente dhe procesi mbaron me këtë Komision Europian. Ia vlen të hedhim bast midis partish këtu, ndërkohë që basi është i Shqipërisë me Europën dhe Europës me Shqipërinë.

Çfarë fiton ai djali që është te parkingu? Djali aty është demokrat. Çfarë vjen për të? Asgjë më e mirë nuk vjen. Që vjen më keq? Boll të shohësh. Kur kukumjaçkat klithin, nuk klithin për të sjellë lajme të mira. Edhe ata duhet ta bëjnë këtë sforco dhe të kuptojnë se nuk është çështja sa të pëlqen Ulsiu, Rama, Ndreu apo tjetri. Ne kemi skuadrën më të re dhe më të vjetrën. Kush do të rinj, ka të rinj, kush do vajza, ka vajza, kush do djem, ka djem. Për ata që e kanë kokën e fortë dhe thonë ‘s’ia jap votën PS’, atëherë mos jep.

Po hedh fjalën, s’po bëj fushatë për ty. Mos voto PS nëse e ke shumë problem. A thua ia kam pushkatar unë gjyshin me Ulsiun. Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës. Atë e kanë në rregull ta shohin për gjyshin, por nuk e di që gjyshi rrotullohet në varr kur sheh nipin që voton për bufin e kënetës. Na duhet që të flisni dhe të mos i ndaheni rrethit familjar. Kunatave sidomos, se kunatat janë më të rrezikshme. Mos iu ndani shoqeve të punës, shoqeve të shoqeve, dhe të organizoni komplotin më të madh ndaj burrave.

Dua t’ju siguroj që do bëjmë më shumë seç kemi bërë. Në këtë mandat për Lezhën kemi bërë ca nuk është bërë më para. Kemi pasur edhe fatin që fatin e kemi bërë vetë që të kemi një kryetar bashkie që ndajmë jo vetëm vizionin por edhe qasjen. Ça i është bërë Kurbinit këto vite zor e gjen se i është bërë ndonjë qyteti tjetër. E çfarë i është bërë Lezhës, zor si i është bërë gjithë vitet e marra bashkë.”

Të këshilluara

"Partizani"/ Shtyhet seanca për në GJKKO

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Partizani" është shtyrë për në 23 prill në orën 13:00. Avokati Genc Gjokutaj foli jashtë ambienteve të GJKKO-së ku tha ...

14:34

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë nj...

10:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI