Flash

Gjykata e Fierit lë në burg nipat e Agron Kapllanajt

Lapsi.al 18 April 2025
Gjykata e Fierit lë në burg nipat e Agron Kapllanajt

Gjykata e Fierit ka caktuar "arrest në burg" për Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun, të cilët akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës agjentin e BKH-së dhe oficerët policor të forcave operacionale.

Një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të SPAK, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe, Fier. Gjatë kohës që ishin duke kryer veprime hetimore, janë filmuar nga Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të ish-kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanajt.

Në njoftimin e prokurorisë thuhej se rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit.

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj në daljet e tij publike, ka pretenduar se njerëzit e tij nuk kanë ushtruar dhunë ndaj agjentëve të BKH-së dhe efektivëve të forcave operacionale. Gjithashtu është shprehur se kanë qenë punonjësit e policisë dhe hetuesit të cilët nuk kanë treguar se kush janë por kanë nxjerrë armët dhe kanë kërcënuar dhe ofenduar palën tjetër.

Të këshilluara

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë nj...

10:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI