Flash

Atentati në Tiranë, 11-vjeçari ndodhet ende në gjendje të rëndë

Lapsi.al 18 April 2025
Atentati në Tiranë, 11-vjeçari ndodhet ende në gjendje

11-vjeçari, nipi i pronarit të kompanisë “Pelikan Security” që ishte në automjetin ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e së enjtes, vijon të jetë në gjendje të rënduar në spitalin e Traumës, pasi plumbat e kanë prekur në kraharor. I mituri tjetër, 17 vjeç, që nga mbrëmja e djeshme është transportuar për mjekim në një spital privat në Tiranë.

19-vjeçari Kian Mullahu është jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Traumës është edhe 34-vjeçari Arecn Stafa, i cili po ashtu nuk ka probleme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të 17 prillit pranë Tregut Agro Ushqimor në Tiranë. Të katërt kanë qenë duke udhëtuar me një mjet luksoz tip “G Class” kur autorët i kanë qëlluar me armë zjarri.

Dinamika është ende e paqartë, por burime paraprake bëjnë me dije se ndaj tyre është qëlluar me armë në Unazë të Madhe teksa kanë qenë në lëvizje dhe mjeti drejtohej nga 34-vjeçari, shoqërues i familjes.

Në përjekje për t’u larguar, nga dinamika që kanë ndërtuar deri më tani hetuesit, mësohet se 34-vjeçari ka udhëtuar me mjet deri në zonën e Lundrës dhe më pas për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur ndjenjat. Në këtë moment kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ndimuar të plagosurit për t’i dërguar në spitalin e Traumës.

Autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar, ndërsa mbetet e paqartë se kush ka qenë shënjestra e atentatit, por një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Forca të shumta policie dhe pika kontrolli janë ngritur për kapjen e autorëve, ndërsa policia do të vëzhgojnë edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.  Disa persona janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, kryesisht dëshmitarë, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe familjarët e të plagosurve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86.7...

08:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI