Flash

Parti politike “fantazmë”/ Dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Lapsi.al 18 April 2025
Parti politike “fantazmë”/ Dështon auditimi për

Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.

Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen. Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:

  • 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;
  • 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;
  • 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;
  • 9 parti politike janë me status pasiv;
  • 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;
  • 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.

Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike. Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11./Monitor

Të këshilluara

Maliqi preket nga një stuhi e pazakontë rere

Era e fortë që ka prekur ditën e sotme juglindjen e vendit ka nxjerrë në pah edhe njëherë tjetër problemin e stuhisë së rërës e cila shkaktohet për shkak të tok...

17:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI