Flash

Tjetër skandal/ Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë

Lapsi.al 18 April 2025
Tjetër skandal/ Qytetarët shqiptarë kanë konsumuar

Skandalet në lidhje me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur! Qytetarët shqiptarë gjatë periudhës kohore 2025, kanë konsumuar qumësht me aflatoksinë. Ky fakt është pranuar edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Lidhur me praninë e aflatoksinës në qumështin e konsumuar nga qytetarët shqiptarë, Piranjat.al iu drejtuan me nje kërkesë zyrtare më datë 29 Mars AKU-së. Në përgjigjen AKU ka pranuar se aflatoksina ka qenë e pranishme në plot 26 mostra të marra në periudhën Janar 2024-Prill 2025.

Përgjigja e emailit:

Pershendetje! Plani i kontrollit dhe/apo monitorimit te aflatoksinave ne qumesht dhe nenprodukte te tij, te zbatuara nga autoritetet pergjegjese ne vartesi te Ministrise Bujqesise dhe Zhvillimit Rural per periudhen Janar 2024 deri ne Prill 2025 eshte perkatesisht 26 mostra. Per vitin 2024 kane dale pozitive 2 mostra jokonforme, per periudhen janar - prill 2025 kane rezultuar jokonforme 8 mostra. Rezultatet analitike te ketyre kampioneve, perfshire numerin e mostrave qe kane rezultuar jashte normave te lejuara per permbajtjen e aflatoksinave.

- Per periudhen Janar- Dhjetor 2024 jokonformitetet -1 moster me rezultat analitik 0,203 µ/kg dhe nje moster me rezultat analitik 0,325µ/kg

Per periudhen Janar-Prill 2025 jokonformitetet rezultatet analitike te mostrave jokonforme : 0150µ/kg, 0,210 µ/kg , 0,221µ/kg, 0,331µ/kg, 0,882µ/kg, 0,293µ/kg, 0,228µ/kg, 0,337µ/kg.

3- Çfarë masash konkrete ka marrë AKU në ndjekje të kësaj problematik

Ne lidhje me mostrat te cilat kane rezultuar jo konforme per pranine e Aflatoksines M1 nga ana e trupave inspektuese te Drejtorive Rajonale jane marre masa adminstrative konform kerkesave ligjore per produkt te pasigurt, bllokim produkti me destinacion asgjesimin, si dhe ka vazhduar ne ndjekjen e gjurmueshmerise se produktit prej nga ishte prodhuar duke shkuar deri ne nivel fermeri. Faleminderit.

Çfarë është alfatoksina, rreziku

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Rasti i shtohet numrit të skandaleve me ushqimet që konsumojnë shqiptarët. Qumështi me afatoksinë, vjen pas pulave me salmonelë, mandarinave, specave dhe luleshtrydheve me pesticideve.

Të këshilluara

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë nj...

10:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI