Flash

Berisha nga Dibra: S'kam as ambicie për para dhe luks

Lapsi.al 19 April 2025
Berisha nga Dibra: S'kam as ambicie për para dhe luks

Krydemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme në qytetin e Dibrës. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se e ka për nder të madh që përfaqëson 25 forca të partive poltike. Berisha u shpreh se tashmë në këtë moshë që ka nuk i duhet pushteti dhe se nuk ka as ambicie më për para dhe luks duke shtuar se e vetmja ambicie dhe mision që ka është të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj me nder dhe faqe të bardhë.

Berisha tha më tej se mision ka dhe atë që të tjerët ja sulmojnë, eksperiencën që i bën të mundur të realizojë çdo premtim të dhënë.

PJESË NGA FJALIMI:

"Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike. Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.

Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre. Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim. Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI