Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Atentati në Tiranë, bashkëshortja e Roan Ibrahimit: Nuk kam probleme me askënd

Lapsi.al 19 April 2025
Atentati në Tiranë, bashkëshortja e Roan Ibrahimit: Nuk kam

Në pyetje për atentatin e dy netëve më parë, ku u plagosë 4 persona, është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd.

Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë. Po ashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri. Hetuesit kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një germë ndryshe nga targa e makinës që udhëtonin katër të rinjtë.

Por hetuesit janë të bindur që atentati ka qenë ngatërrim shenjestre dhe po hetojnë disa pista të ngatërrimit të shënjestrës, një ndër to është edhe ngatërresa e shenjestrës që mund të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI