Flash

Zyrtarë të PS-së në burg/ Rama flet për Reformën në Drejtësi

Lapsi.al 8 April 2025
Zyrtarë të PS-së në burg/ Rama flet për Reformën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se anëtarësimi në BE do të garantoi një sistem ku çdo njëri do të jetë i barabartë para ligjit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se barazia para ligjit nuk duhet të jetë vullneti i një kryeministri por një normë e panegociueshme. Ndërkohë që më tej, duke folur për reformën në Shqipëri, tha se është krenar dhe se do e mbështesin këtë proces.

Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt. E parë në perspektivën historike dhe në sytë e të ardhmes unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar për këtë. Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë," tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI