Flash

Rama: Futja në BE sot është proces shumë konkret

Lapsi.al 8 April 2025
Rama: Futja në BE sot është proces shumë konkret

Kryeministri Edi Rama po iu përgjigjet ditën e sotme disa komentuesve në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama u shpreh se në BE shkohet duke votuar për Partinë Socialiste.

Sipas tij, anëtarësimi në Bashkimin Europian sot është proces shumë konkret, ndërsa shtoi se për herë të parë që nga dalja e komunizmit ka përputhje të dëshirave të dy palëve për integrimin.

Ai theksoi se aktualisht "dera" për në BE është e hapur për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Rama tha se ende ka shumë punë për tu bërë deri në 2027 që është afati i fundit për përmbylljen e negociatave.

"Pse në BE nuk shkohet ndryshe, përveçse duket votuar për mua dhe PS? Sepse, futja në BE është një proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë që kur dolëm nga komunizmi, ka përputhje të dëshirës sonë për t’u futur në BE dhe dëshirës së tyre për të na marrë në BE. Sot jemi në një moment kur dera është hapur për ne dhe për Malin e Zi. Do të thotë që kemi në tryezë një kalendar pune, ka një afat, fundin e 2027 për të përmbyllur negociatat. Negociatat janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, nga të gjithë sektorët. Ka filluar puna prej vitesh, por ka shumë akoma.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI