Flash

Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një qendër ndalimi

Lapsi.al 8 April 2025
Human Rights Watch kritikon planet për kthimin e Gjadrit në një

Pas dështimit për të vënë në punë qendrat e pritjes për azilkërkuesit në Shqipëri, të cilat qëndrojnë bosh prej muajsh, qeveria italiane ka vendosur që ta kthejë qendrën në Gjadër në një qendër ndalimi jashtë territorit të BE-së për emigrantë që u është refuzuar azili dhe pritet të depërtohen në vendet e origjinës. Emigrantët mbahen në këto qendra, të njohura në Itali si CPR, për 18 muaj.

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch thotë se ky ndryshim është problematik dhe do të shtojë problemet që tashmë ekzistojnë në qendra të ngjashme të ndalimit brenda Italisë.

“Hapja e një qendre të tillë në Shqipëri do të përsërisë problemet që tashmë janë evidentuar në Itali, por gjithashtu do të shtojë edhe sfida të reja, si pengimi i aksesit në ndihmë ligjore, çka mund të minojë llogaridhënien në rastet kur ka akuza të besueshme për abuzime”, tha në një deklaratë Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Ëatch.

Objekti në Gjadër, u ndërtua në bazë të protokollit mes kryeministrave Edi Rama e Giorgia Meloni të vitit 2023 për të strehuar dhe përpunuar azilkërkues meshkuj të rritur nga vende të konsideruara të sigurta, të cilët do të ndaloheshin ose shpëtoheshin në det nga anijet italiane. Ata do të zbarkonin direkt në Shqipëri dhe do t’i nënshtroheshin një procedure të përshpejtuar për azil, nën supozimin se nuk kishin nevojë për mbrojtje.

Por gjykatat italiane e kanë detyruar qeverinë të rikthejë në Itali personat që u dërguan në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje listën e vendeve “të sigurta” dhe ligjshmërinë e ndalimit të këtyre personave pa i marrë në shqyrtim rast pas rasti çështjet. Në një investigim të mëparshëm BIRN gjeti se procesi eksperimental nuk funksiononte, ndërsa kritikët thonë se ai rëndon gjendjen e azilkërkuesve të përfshirë.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim për këtë çështje, por ndërkohë objektet e ndërtuara, që kanë kushtuar deri tani 65 milionë euro, kanë mbetur bosh. Tre rastet sporadike të transferimit të emigrantëve në këto qendra janë shoqëruar me polemika, ndërsa gjykatat në Itali e kanë detyruar qeverinë t’i vendosë ata brenda territorit.

Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.

Por HRË vë në dukje se kjo ide vetëm mund të përkeqësojë situatën e emirgrantëve, ndërsa thekson se të ashtuquajtura qendra ndalimi apo CPR brenda Italisë kanë tashmë një mori problemesh. “Një raport i vitit 2021 i përshkroi këto qendra si “vrima të zeza”, ndërsa një raport i publikuar në vitin 2024 i denoncoi ato si një sistem të shtrenjtë dhe çnjerëzor”, thuhet në qëndrimin e shpërndarë nga Humans Rights Watch.

Sipas organizatës nuk ka asnjë tregues që kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë pranimin e të dëbuarve nga vendet e origjinës – një nga pengesat kryesore për realizimin e dëbimeve.

Organizata thotë se përpjekjet e vendeve të Bashkimit Europian për të eksportuar emigrantë në vende të treta është jo humane. “Përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për t’i larguar emigrantët nga sytë e publikut janë mizore dhe jorealiste”, thuhet në qëndrim.

Qeveria shqiptare nuk është shprehur në lidhje me ndryshimin e destinacionit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve për koment deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN

Të këshilluara

Zjarr në një magazinë në Pogradec

Një magazinë është përfshirë ditën e sotme nga flakët në Pogradec. Sipas raportimeve, brenda magazinës jetonte një i pastrehë, i cili fatmirësisht është shpëtua...

14:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI