Flash

Inceneratorët, GJKKO merr vendim më 16 prill, mes të pandehurve dhe ish-ministri

Lapsi.al 7 April 2025
Inceneratorët, GJKKO merr vendim më 16 prill, mes të pandehurve

Gjykata do të shpallë më 16 prill 2025 vendimin për të pandehurit e aferës së inceneratorëve, që ka vënë në qendër të hetimeve disa ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim.

Çështja është ndjekur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka paraqitur prova për përfshirjen e Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë në skema korruptive që dyshohet të kenë sjellë miliona euro dëme për buxhetin e shtetit.

Pretenca e SPAK

Në 7 shkurt 2025, SPAK shpalli pretencën për 8 të pandehurit për aferën e inceneratorit të Tiranës. Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit rrezikon dënimin me 4 vite burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

Për Bledar Karolin, Fatjon Muratin dhe ish-zyrtarët e Bashkisë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu u kërkua dënimi me nga 4 vite burgim secili. Për Valbona Ballgjinin dhe Sidita Koplikun u kërkua dënimi me 4 vite shërbim prove, ndërsa Jetmir Llapaj rrezikon dy vite burgim.

Nëse gjenden fajtorë u ulet një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Si dënim plotësues u kërkua heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite me radhë.

Në një process të ndarë po gjykohen ish-zyrtarët, Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola.

SPAK i akuzon të pandehurit se kanë shpërdorar detyrën lidhur me procedurën e dhëniesë së koncesionit për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ministria e Mjedisit ka patur komunikim të hershëm me kompanina e Klodian Zotos që bashkë me Mirel Mertirin rezultojnë pronarë të inceneratorit të Tiranës.

Gjatë konkluzioneve SPAK tha se kompania ka bërë propozim të pakërkuar në lidhje me këtë koncesion, ndërsa komisioni nuk ka pasur të qartë statusin e pronës në të cilët do të ndërtohej objekti. Hetimet kanë zbuluar se studimi i fizibiliteti është përgatitur nga shoqëria që fitoi koncesionin dhe është pranuar nga antarët e komisionit.

Prokurori i Posaçëm Dritan Prençi deklaroi po ashtu se Komisioni nuk ka përfshirë cështjen e dherave dhe nuk ka bërë përllogaritjen sa do të përfitonte kompania, nga palët e treta, duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit. Cështje e dherave nuk është llogaritur tek kostoja 29 euro për tonë mbetje.

Për aferën në fjalë janë shpallur në kërkim bosët në hije të inceneratorit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, ndërsa po vijon hetimi për zyrtarë të tjerë të lartë.

8 të pandehurit për inceneratorin e Tiranës

Lefter Koka – ish-ministër i Mjedisit – Kërkohet 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Bledar Karoli – Anëtar i komisionit – Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Fatjon Murati – Anëtar i komisionit – Kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Taulant Tusha – Anëtar i komisionit – Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.

Namik Simixhiu – Anëtar i komisionit – Kërkohen 4 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2.8 vite

Valbona Ballgjini – Drejtoreshë juridike – Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Sidita Kopliku – Anëtare e komisionit – kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Jetmir Llapaj – ish-punonjës i QKB – Kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Të këshilluara

Zjarr në një magazinë në Pogradec

Një magazinë është përfshirë ditën e sotme nga flakët në Pogradec. Sipas raportimeve, brenda magazinës jetonte një i pastrehë, i cili fatmirësisht është shpëtua...

14:56

Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme

Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (07.04.). presidenti francez takohet me presidentin egjiptian Abdel...

14:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI