Flash

Zannier: Meta në burg? Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës

Lapsi.al 7 April 2025
Zannier: Meta në burg? Qëndrojmë pas shtetit të së

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim informues në selinë e Partisë së Lirisë, në kuadër të vëzhgimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 për tre akuza të ngritura nga SPAK, takimi u zhvillua në orën 10:30 me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë të partisë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi.

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se e informoi ambasadorin për problematikat që, sipas tij, kanë shoqëruar këtë fushatë, duke përfshirë përdorimin e administratës publike dhe patronazhistëve nga Partia Socialiste, si dhe përfshirjen e aseteve shtetërore në zgjedhje. Ai dënoi gjithashtu mbajtjen në paraburgim të Ilir Metës, duke e cilësuar të paligjshme dhe një përpjekje për ta izoluar nga fushata elektorale.

“E njoftuam ambasadorin për burgosjen pa gjyq të Metës dhe për ndalimin që i bëhet atij për të takuar drejtuesit e partisë apo për të komunikuar me votuesit. Arrestimi i tij është një akt i drejtpërdrejtë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit”, u shpreh Blushi.

Nga ana tjetër, ambasadori Zannier konfirmoi për gazetarët se u njoh me shqetësimet e ngritura nga PL, por nuk komentoi mbi arrestimin e Metës.

“Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të së drejtës, transparencës dhe ligjit të papolitizuar,” tha ai shkurtimisht.

Blushi e mbylli deklaratën duke theksuar besimin në një fitore madhështore të koalicionit opozitar më 11 maj dhe dorëzimin e provave konkrete te misioni i OSBE/ODIHR për veprimet që, sipas tij, po cenojnë procesin zgjedhor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI